Nevil Dede rikthehet në stol, zyrtarizohet në Kategorinë e Parë

Nevil Dede rikthehet në stol, zyrtarizohet në Kategorinë e Parë

Nevil Dede rikthehet përsëri në stol. Trajneri 46-vjeçar në sezonin e ri do të drejtojë skuadrën e Erzenit, e cila militon në Kategorinë e Parë. Shijakasit e nisin sezonin me objektiva të mëdha, siç është ngjitja në Kategorinë Superiore dhe për këtë arsye drejtuesit kanë vendosur t’i besojnë drejtimin e skuadrës një trajneri me përvojë si Dede.

Tekniku kryeqytetas për herë të fundit ka drejtuar Tiranën, nga të cilët u largua në janar të këtij viti, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar gjithashtu edhe Kastriotin, Luftëtarin dhe Shqipërinë U-19.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe pas periudhës së pushimeve, Dede do të nisë punën me skuadrën, për të qenë gati për fillimin e sezonit, që do të startojë më 11 shtator. Te Erzeni, Dede do të pasojë Dorian Bubeqin, i cili ditën e sotme ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me skuadrën shijakase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy