
Në sezonin e dytë me Porton Samu Omorodion po shfaq përsëri potencialin në metrat e fundit.
Golashënuesi i lindur në Melilla në 7 sfida ka shënuar 5 gola dhe jo më kot tashmë pretendohet në Premier League.
Eshtë pikërisht Tottenham Hotspuri, drejtuesit e të cilit kanë nisur ofensivën për 21 vjeçarin, i përzgjedhur edhe nga traineri i Spanjës Luis de la Fuente.
Sipas ‘ EstadioDeportivo ‘, ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ janë kandidatë potencialë për ta transferuar në ‘’ White Hart Lane ‘’, për të cilin Porto pretendon të arkëtojë 100 milionë euro.
Ndërkohë, edhe Aston Villa, West Hami dhe Newcastle United do të luftojnë për shërbimet e ishi-t të Deportivo Alaves, një rrezik për çdo rival, duke qenë se është shumë i shpejtë, shtatlartë dhe tejet potent.
Flitet se në të ardhmen do të jetë një referent i padiskutueshëm tek Spanja pasi edhe Luis de la Fuente beson tek aftësitë e tij.
Sigurisht gjatë merkatos së janarit do të jetë një sfidë tejet interesante për Samu Omorodion, lojtar i cili mund të bëjë diferencën në çdo ndeshje.



