
Projekti ambicioz i Newcastle United po e rrit shpresën çdo ditë në ‘’ St James Park ‘’ dhe potenciali i Al- Rumayyan pritet të shfaqet edhe në verën e ardhshme .
Janari u konsiderua një periudhë shumë e rëndësishme ku theksi u vu tek qëndrimi në Premier League dhe aktualisht bardhezinjtë janë në një pozicion për të cilin nuk duhet të shqetësohen shumë .
Miliarderi arab po i bën me qetësi llogaritë dhe i është rikthyer interesit për Darwin Nunez , një sulmues shumë potent që po bën bujë në kontinentin e vjetër.
Anglezët janë maksimalisht të përqëndruar pasi çdo ndeshje konsiderohet një finale dhe Eddie Howe e ka shfrytëzuar totalisht mbështetjen e presidencës duke i dhuruar tre piksha jetikë britanikëve.
Por sipas ‘ The Sun ‘ , Al – Rumayyan ka bërë gati 110 milionë euro për 22 vjeçarin që mund të shëndërrohet në blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit .
Dëshira e Newcastle është shumë e madhe por nga ana tjetër Benfica gëzon prezencën e një ndër sulmuesve më produktivë të Europës , për të cilin s’mendohet se do të dorëzohet lehtë .
Përpos investimit , projekti i Newcastle mund të përfundojë duke e bindur uruguajanin që e meriton të bëhet pjesë e një ekipi që aspiron për trofe dhe ky moment konsiderohet kyç për të ardhmen e ishi-t të Almerias .
Disa klube janë afruar me Darwin Nunez së fundmi por diferenca është e dukshme sepse Newcastle është klubi më i pasur i planetit dhe një kërcënim real për çdo rival gjatë merkatos.
25 gola në 32 sfida e kanë shëndërruar shtatlartin një ferr në metrat e fundit dhe ky klub nuk ka asnjë dyshim se me talentin e kombëtares ‘’ Charrua ‘’ sulmi mund të pësojë përmirësime pasi objektivi kryesor është ti afrohen gjigandëve të Premier Leagues dhe të arrijnë sa më shpejtë Europën.



