Trajneri i Elbasanit, Nevil Dede, foli për MCN TV, pas ndeshjes me Bylisin ku barazuan 2-2.
Dede deklaroi se skuadra humbi logjikën, pas goli të barazimit, ndërsa shtoi se duhet të merrnin më shumë nga kjo përballje.
Jam i mërzitur për rezultatin, për mënyrën e lojës. Më vjen keq që për pak minuta pësuam dy gola. Kemi treguar luhatje në këto ndeshje deri tani. Sot në një moment e gjysmë, morëm dy gola. Më vjen keq për çunat. Më takon t’i komplimentoj. Humbëm logjikën pas 2-2, nuk tentuan të ndërtojnë dhe të lëvizin topin.
Duhet të merrnim diçka më shumë, edhe për tifozët, por kur pëson gola, duket të pranosh lojtarin. Ecuria është e mirë. Të luash në këtë mënyrë, ka raste edhe ta humbasësh ndeshjen. Nuk besoj se vuajtëm në mesfushë fare.



