
Mauro Icardi, ka gjetur formën më të mirë në Turqi, aty ku aktivizohet me skuadrën e Galatasaray.
Duke parë paraqitjet e shkëlqyera, emri i argjentinasit është lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madrid, me këta të fundit që vuajnë për një sulmues.
Megjithatë klubi turk, që zotëron edhe kartonin e lojtarit, tashmë e ka marrë vendimin sa i përket të ardhmes.
Galatasaray, nuk do të lejojë të largohet Icardi, të paktën në merkaton e janarit, pasi e shikojnë si të rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit.
27 paraqitje këtë sezon, mes ligës dhe kupave, 17 gola dhe 6 asiste në “llogarinë” e argjentinasit. Këto janë shifrat e Icardit, që e shtynë Galatasaray të refuzonte të gjitha ofertat, përfshirë edhe atë të Real Madridit.



