
Juventusi do të luajë në Ligën e Kampioneve për sezonin 2021-2022. Sipas asaj që ka zbuluar “Ansa”, UEFA i ka dërguar një letër klubit bardhezi, në të cilën shkruhej se ata do të marrin pjesë në Champions League për sezonin tjetër.
Juventusi është një nga klubet, që së bashku me Real Madrid dhe Barcelonën, ende nuk janë tërhequr nga Super League. Për këtë, UEFA pak kohë më parë nisi një hetim disiplinor ndaj 3 klubeve, hetim që u pezullua pak ditë ma parë.
“Zonja e Vjetër” tani merr një lajm të mirë dhe sezonin tjetër do të luajë mes më të mirëve në Champions League, pasi sezonin që lamë pas e mbylli ne vendin e katërt në Serie A.



