"Stadiumi i Partizanit do jetë gati në maj", Dervishaj: Ka presione, politika po e ndan sportin

"Stadiumi i Partizanit do jetë gati në maj", Dervishaj: Ka presione, politika po e ndan sportin

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për Asambletë që po mbahen në Shoqatat Rajonale. Dervishaj tha se anëtarët i kanë bërë të ditur atij, se kanë presione të mëdha, ndërsa shtoi se politika po e ndan sportin.

Shoqatat po vazhdojnë Asambletë e tyre, sipas planit të parë. Unë dhe Libohova, ishim në Korçë dhe Gjirokastër, në Shoqatat Rajonale. Në Korçë mungonte përfaqësuesi i Bilishtit dhe Ersekës dhe njëri nga përfaqësuesit e Pogradecit. Në mbledhjen e KE që është bërë, janë caktuar persona të caktuar, për të qenë në cilësinë e vëzhguesit. Të njëjtën gjë bën edhe FIFA me UEFA, kur ne kemi zgjedhje.

Mospublikimi i listave? Normalisht të gjitha Shoqatat kanë dhënë emrat e anëtareve. Por, ka diçka, që ngatërrohen anëtarët me delegatët.

Nuk mund të them dot emra konkretë, që kanë bërë presione, por nga ato që na thonë anëtarët tanë, ka një presion të madh. Jemi mësuar me këto presione, në 2006 apo edhe në 2018. Më vjen keq që politika po e ndan sportin. Po e bëjnë njëjtë siç veprojnë vetë. Të na lënë, sporti i zgjidh vetë problemet e veta. Stadiumi i Partizanit do të jetë gati nga muaji maj.”, u shpreh Dervishaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy