Federico Chiesa, dëshiron kalimin tek Barcelona

Federico Chiesa, dëshiron kalimin tek Barcelona

 Në javët e fundit e ardhmja e Federico Chiesas është konsideruar një ndër temat më pikante të merkatos.

Italiani është me një këmbë larg Juventusit dhe kanë filluar të qarkullojnë zërat për destinacionin e mundshëm.

Ishi-t të Fiorentinës i përfundon kontrata në qershorin e 2025-sës, i cili e ka shprehur tashmë dëshirën për vijimësinë.

Barcelona preferohet nga sulmuesi, i mbetur në prapavijë tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’, klub me të cilin ka zhvilluar katër sezone.

Interesi i disa ekipeve të elitës në Europë i ka detyruar në njëfarë mënyre drejtuesit e torinezëve të përcaktojnë çmimin për largimin nga ‘’ Allianz Stadium ‘’.

15 milionë euro konsiderohet një shifër lehtësisht e përballueshme, për një lojtar i cili është penalizuar ndjeshëm nga dëmtimet e njëpasnjëshme në kohët e fundit.

Traineri i ‘’ Los Cules ‘’ Hansi Flick e shikon një vlerë të shtuar në metrat e fundit, i cili spikat për shpejtësinë dhe teknikën, shumë i rrezikshëm gjithashtu në duelet një kundra një.

Hapi i rradhës do të varet nga negociatat midis palëve por e sigurtë është se eksperienca e Federico Chiesas tek ish rekordmenët e Serisë A tashmë ka përfunduar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy