Dervishaj: Dy stadiumet e Superiores që do të hapen në fillim të muajit shkurt

Dervishaj: Dy stadiumet e Superiores që do të hapen në fillim të muajit shkurt

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF dhe njëkohësisht kryetari i komisionit për investimet dhe infrastrukturën sportive, Arben Dervishaj, në emisionin “SportZone”, në MCN TV, zbuloi se stadiumi i Teutës dhe Kukësit do të hapen në fillim të muajit shkurt.

Dervishaj theksoi se përveç “Air Albania” ku u investuan 15 milionë euro, FSHF ka investuar 40 milionë euro të tjera, vetëm për terrenet sportive në vend.  

“Ne kemi ndërhyrë në disa terrene. Jemi duke përfunduar stadiumin e Kukësit. Pritet këtë javë specialisti nga Greqia, për të dhënë dritën jeshile nëse është apo jo gati. Në fillim të shkurtit do të jetë gati. Ka një kapacitet prej 6 mijë e 500 vendesh. Është një impiant modern.

“Selman Stërmiasi” është i Tiranës dhe ne kemi programe ndihme për klubet. Tapeti aty ishte dëmtuar. Në kryeqytet kemi vetëm një stadium dhe i bie që e gjithë ngarkesa të shkonte në “Air Albania”. Prandaj menduam që “Selman Stërmasin”, ta rikonstruktojmë te pjesa e fushës. Ne po investojmë edhe te stadiumi i Partizanit. Natyrisht të gjitha duan kohën e tyre. Këto nuk janë projekte që nisin sot dhe mbyllen pas fushatës.

Duke përjashtuar “Air Albania”, nga buxheti i FSHF janë investuar 40 milionë euro për stadiumet dhe fushat. “Air Albania” shkoi rreth 15 milionë euro.

Kemi vendosur të investojmë edhe në kompleksin e Dinamos në Pezë Helmes. Po investojmë në shumë fusha. Jemi nga të paktat federata, që ndihmojmë klubet me stadiumet. Nuk ia bëri federata Realit stadiumin, apo Tottenham.

Edhe stadiumi i Kukësit edhe ai i Teutës, do të hapin dyert në fillim të muajit shkurt. Partizani ka bërë një investim serioz për stadiumin.”, u shpreh Dervishaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy