
U luajtën këtë të mërkurë, katër ndeshje, të vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Kosovës.
Prishtina triumfoi 2-0 ndaj Ballkanit, duke prerë biletën për në gjysmëfinale. Më tej shkoi edhe Gjilani, që shkatërroi 5-1 Trepçën 89.
Vushtrrisë i mjaftoi fitorja minimale ndaj Beharit, për të shkuar në katër më të mirat. Kualifikim me shumë vuajtje arritur edhe Llapi, që mposhti pas gjuajtjeve të penalltive Malishevën, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2.



