Real Madridi insiston për Endrick

Real Madridi insiston për Endrick

Pavarësisht se Chelsea dhe Paris St Germain po luftojnë fort për transferimin e Endrick Felipes , Real Madridi besohet se do të jetë një pengesë shumë e vështirë për ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe ‘’ Les Pariziens ‘’.

‘’ Galaktikët ‘’ nuk kanë pranuar asnjëherë të dorëzohen sidomos kur sfidojnë ekipet e elitës pasi ylli i Palmeirasit po impresionon çdokënd gjatë ndeshjeve. 

Sipas ‘ ESPN ‘ , 45 milionë eurot e ofruara nga  francezët morën një përgjigje negative dhe kryeqytetasit pretendojnë të fitojnë terren dhe të arrijnë objektivin. 

Për 16 vjeçarin Palmeiras synon 60 milionë euro dhe anglezët kanë rënë dakord për këtë shifër duke i bërë presion ‘’ Los Blancos ‘’ .

Marrëdhëniet e shkëlqyera të Real Madridit me babain dhe njëkohësisht agjentin e Endrick Felipes i japin njëfarë shprese se do ta fitojë garën , por gjithsesi duhet ritheksuar se protagonisti i saj nuk mund të lërë Brazilin para se të mbushë 18 vjeç.

Duke iu referuar ngjarjeve të fundit kuptohet qartazi se e ardhmja do të jetë në kontinentin e vjetër por duhet pritur sepse në çdo merkato surprizat kanë marrë një rol të rëndësishëm dhe nuk përjashtohen as në rastin konkret.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy