
Pas tërheqjes nga blerja e Jude Bellingham për arsye të peticionit të Borussia Dortmundit, Liverpooli e ka gjetur lojtarin e duhur për mesfushën.
Ky repart ndër vite konsiderohet më difektozi dhe Jurgen Klopp ka kërkuar që ti jepet fund kësaj problematike në merkaton e verës.
‘’ The Redsat ‘’ prej disa vitesh janë shkëputur nga trofetë dhe në sezonin e ri do të mundohen ta rikthejnë historinë në favorin e tyre edhe pse do të jetë shumë e vështirë për arsye se konkurrenca ndërmjet ekipeve në çdo kompeticion sa vjen edhe ashpërsohet.
Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, anglezët janë përqëndruar tek Alexis Mac Allister, i cili është i ndërgjegjshëm se në ‘’ Anfield Road ‘’ mund të ketë më shumë benefite , si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik.
Negociatat janë të avancuara tashmë dhe pritet që në javët e ardhshme të ketë diçka konkrete në lidhje me të ardhmen e kampionit në fuqi të botës me Argjentinën.
Në Botërorin e Katarit 24 vjeçari rezultoi një ndër më të mirët e Lionel Scalonit dhe fakti se pretendohet nga një ndër ekipet më të famshëm në Angli dhe në Europë konfirmon se është një lojtar tejet cilësor.



