
Zlatan Ibrahimovic do të vazhdojë te jetë pjesë e Milanit, të paktën edhe për një tjetër sezon.
Sulmuesi suedez, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, ndonëse në tetor mbush 41 vjeç.
Klubi kuqezi, ka njoftuar ditën e sotme se ka zgjatur bashkëpunimin me sulmuesin edhe për një tjetër sezon.
Futbollisti ka ulur pagën e tij në mënyrë drastike, teksa do të paguhet 1.5 milionë euro, plus bonuse që lidhen me paraqitjet dhe golat.



