Hajdini: Partizani bëri hapa pas, Kukësi nuk vodhi asgjë

Hajdini: Partizani bëri hapa pas, Kukësi nuk vodhi asgjë

Gazetari i sportit, Edi Hajdini, në edicionin e lajmeve në MCN TV, komentoi ndeshjen mes Partizanit dhe Kukësit, e cila u mbyll me fitoren e verilindorëve 2-1. Hajdini tha se Partizani nuk meritonte të dilte pa pikë nga kjo sfidë, por shtoi më tej se Kukësi nuk vodhi asgjë. Në lidhje me ndeshjen mes Tiranës dhe Teutës, ai u shpreh se bardheblutë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, ndërsa për durrsakët theksoi se do të kërkojnë të mos dalin pa pikë nga kjo ndeshje.

“Për të ardhur keq për Partizanin, por Kukësi nuk vodhi gjë. Ishte një moment i pafat për Partizanin, te autogoli. Ka që në fillim të kampionatit, që Partizani ndëshkohet nga gabime individuale. Partizani nuk meritoi të dilte pa pikë nga kjo ndeshje. Kukësi e kishte detyrim fitoren dhe ia doli. Partizani bëri hapa pas dhe do i vuajë.

Tirana tani ndjen presionin e Kukësit, pasi janë në kuotë të barabartë pikësh. Shehi do të kërkojë me çdo kusht fitoren dhe ka aktivizuar nga fillimi Xhixhën. Në këto momente bardheblutë vuajnë formën jo të mirë të Ngo.

Teuta ka çudirat e veta. Riktheu Martinin, që për 3 javë nuk ishte në stolin e skuadrës. Nuk u mor vesh pse ndodhi kjo. Teuta do të kërkojë të mos dalë pa pikë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy