Bayern , ofertë për  Darwin Nunez

Bayern , ofertë për Darwin Nunez

Darwin Nunez pa dyshim është një ndër sulmuesit risi në kontinentin e vjetër dhe prej kohësh pretendentët vijojnë ti trokasin në derë uruguajanit.

Sulmuesi emocionon çdo ndjekës të ‘’ Shqiponjave ‘’ sa herë që finalizon dhe me shifrat bombastike po fiton edhe më shumë terren për tu larguar nga ‘’ Estadio Da Luz ‘’ .

Pas Newcastle United që konsiderohet klubi më i fuqishëm , Bayern Munchen ka nisur ofensivën për shërbimet e 22 vjeçarit  dhe sipas ‘ Sport 1 ‘ , rekordmenët e Bundesligës e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje sepse mendojnë se Darwin Nunez mund ti japë përparësi ofensivës pavarësisht se e ardhmja e Robert Lewandowskit vijon e paqartë. 

Në ‘’ Allianz Arena ‘’ menjëherë është marrë iniciativa e një ofertë prej 80 milionë eurosh e cila po vlerësohet nga kryeqytetasit dhe në një farë mënyre ka marrë pëlqimin e agjentit Pini Zahavi që kërkon ta shohë larg Bayern Munchen klientin e tij .

Polaku prej kohësh po tentohet nga klube me emër por së fundmi Barcelona sikur ka fituar një avantazh të lehtë për 33 vjeçarin që është shëndërruar në një ndër sulmuesit më të frikshëm të Europës. 

Për sa i përket sulmuesit nga Artigas , fjalët janë të tepërta sepse është drejt një rruge tepër të suksesshme dhe nga specialistët e futbollit mendohet se ka ardhur koha për të përfaqësuar ngjyrat e një klubi më të famshëm që lufton për tituj të rëndësishëm jo vetëm në ligën ku përfaqësohet por edhe përtej kufinjve. 

Statistikat e Darwin Nunez impresionojnë  sepse në 37 takime ka realizuar 32 gola dhe Bayernit i nevojitet një pykë si uruguajani për të harruar sa me shpejt të kaluarën e hidhur , me eleminimin e pamenduar nga Champions League nga Villareali , një ekip që ka treguar se me një dorë të hekurt si Unay Emery , s’njeh asnjë limit  .

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy