Real Madrid mendon rikthimin e Hakimit

Real Madrid mendon rikthimin e Hakimit

Pas suksesit me Interin mbrojtësi Achraf Hakimi nuk e ka filluar mirë eksperiencën tek Paris St Germain dhe është kritikuar për lojën e tij . Të qënit përsëri protagonist këtë herë nën urdhërat e Mauricio Pochettinos , tek një skuadër e ndërtuar për të triumfuar në çdo kompeticion po i peshon shumë 23 vjeçarit i cili në të kaluarën vendosi të ndërrojë Madridin me Milanon , zgjedhje që i rezultoi e qëlluar në shenjë .

Aktualisht Realit duket sikur i është kthyer pëlqimi ndaj marokenit dhe e ka vënë në listën e dëshirave për merkaton .

  Carlo Ancelotti e ka dhënë ‘’ ok ‘’ për Achraf Hakimin dhe drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ po mendojnë të dërgojnë një ofertë në zyrat e ‘’ Les Pariziens ‘’ me qëllimin që t’ia rikthejnë përsëri buzëqeshjen ishi-t të tyre , tek skuadra që i dha shansin të  njihej botërisht .

Problemet në krahun e djathtë vijojnë për Real Madridin sepse Dani Carvajal nuk garanton aktivizimin në çdo ndeshje dhe përpara rotacioneve me  Nacho dhe Lucaz Vazquez, traineri 62 vjeçar ka menduar për rikthimin e Achraf Hakimit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.  

Dëshira e  ‘’ Los Blancos ‘’ përplaset fort me kundërshtimin e kryeqytetasve sepse Mauricio Pochettino dëshiron qëndrimin e nxënësit të tij në ‘’ Parque de Princes ‘’  , për të cilin ish kampionët e Ligue 1 realizuan një investim të konsiderueshëm në verë , prej 60 milionë eurosh .

Sakrificat e bëra nga sheiku Nasser Al Khelaifi me siguri do të kenë kohën e përcaktuar për tu shpërblyer dhe ky Paris frikëson çdo rival dhe sipas parashikimeve të bëra ky sezon është ideali për  fitimin e Champions Leagues , trofe për të cilin kuq e blutë do të këmbngulin deri në arritjen e qëllimit .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy