Juventusi avancon për Samardzic

Juventusi avancon për Samardzic

Shkëlqimi i Lazar Samardzic me Udinezen i ka shtyrë drejtuesit e Juventusit për të përshpejtuar në lidhje me arritjen e këtij akordi gjatë merkatos së dimrit, përcaktuese për fazën e dytë të sezonit.

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ po tenton të rikuperojë terrenin e humbur në lidhje me titujt dhe dëmtimet e Paul Pogbas dhe Nicolo Fagiolit, e shëndërrojnë në një prioritet transferimin e serbit në ‘’ Allianz Stadium ‘’.

Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli po jep maksimumin për ta shtuar cilësinë në mesfushë , repart që ka lënë për të dëshiruar dhe Massimilliano Allegri ka kërkuar përforcime gjatë kësaj periudhe.

Distancimi prej tre vitesh nga titujt, sidomos në Serine A është një sinjal alarmi për këtë skuadër, e cila në të kaluarën bashkjetoi me to, duke u shëndërruar njëkohësisht në rekordmene të këtij kampionati me nëntë tituj rradhazi.

8 sfidat dhe 2 golat në sezonin aktual me friulanët e kanë përforcuar idenë e torinezëve se ishi i Leipzigut duhet të jetë një ndër blerjet, për të përballuar fazën me përcaktuese të sezonit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy