Oferta e Chelsea për Chiesan

Oferta e Chelsea për Chiesan

Pas fitores tenistike me rezultatin 4-0 kundër Juventusit , Chelsea e ka rikthyer me shpejtësi kokën nga merkatoja duke konsideruar prioritet transferimin e Federico Chiesas .

Pavarësisht se problemet për Massimiliano Allegrin s’kanë të sosur, mund të mos ndalen në periudhën e transferimeve sepse ‘’ Blutë e Londrës ‘’ duan me çdo kusht perlën e torinezëve .

 24 vjeçari vijon të befasojë dhe  me kalimin e kohës është shëndërruar në një ndër sulmuesit në modë të Europës , për të cilin kryeqytetasit kanë hapur dyert e ‘’ Stamford Bridge ‘’ .

Roman Abramovich kërkon ti bëjë një dhuratë të çmuar Thomas Tuchelit , trainer i cili e meriton sepse ka bërë atë që paraardhësit e tij se kishin bërë për vite me rradhë .  

Manjati rus ka përgatitur çekun 84 milionë eurosh për ishi-n e Fiorentinës sepse numrit një të stolit i duhen variante cilësore për ti aplikuar në momente të vështira ,aq më tepër  duke patur parasysh se mesfushori Christian Pulisic është drejt largimit dhe duhet një zëvëndësues ideal për amerikanin .

Kërkesa e llogarisë tek  britanikët është një ndër më të lartat , aq më tepër pas fitimit të Champions Leagues për herë të dytë në histori me një trainer që theu çdo parashikim të mundshëm pas një eksperience të suksesshme tek ‘’ Verdhezinjtë ‘’ e Borussa Dortmundit .

Situata aktuale e Juventusit interpretohet si shumë e çuditshme sepse humbje të kësaj natyre ka pësuar në sezonin e largët  2003-2004 në ‘’ Olimpico ‘’ kundër Romës dhe Massimiliano Allegri është i ndërgjegjshëm se rikthimi në kohët e arta  domosdoshmërisht ka nevojë për qëndrimin e yjeve në ‘’ Allianz Stadium ‘’ , fakt që për Chelsean thekson një vështirësi më vete pavarësisht momentit të mrekullueshëm në të cilin ndodhet .

 

           

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy