
Dyshimet për qëndrimin e Mohamed Salah ne ‘’ Anfield Road ‘’ i kanë shtyrë drejtuesit e Liverpoolit të mendojnë për një tjetër element për ofensivën.
Jamal Musiala është bërë pjesë e projektit të ‘’ The Redsave ‘’, kryefjala e të cilit është rikthimi tek titujt.
Lajmi është publikuar nga ‘’ Bild ‘’ dhe 20 vjeçari konsiderohet ideali për lojën që zhvillojnë anglezët.
Për yllin e Bayern Munchenit është interesuar edhe Real Madridi dhe Manchester City, potenciali i të cilëve është një kërcënim për çdo rival.
Kontributi i sulmuesit egjiptian nuk ka nevojë për koment por siç dihet çdo fillim e ka një fund dhe nëse do ti japë lamtumirën ish fitueve të Champions Leagues, Jamal Musiala ndoshta do të nisë një tjetër eksperiencë në karrierë, në Premier League ose La Liga.
Nxënësi i Thomas Tuchelit po zhvillon sezonin e pestë tek bavarezët, të cilët pretendojnë jo më pak se 100 milionë euro për largimin nga ‘’ Allianz Arena ‘’.
7 gola dhe 3 asiste në 23 sfida janë statistikat në sezonin aktual të perlës nga Stuttgarti, i cili nëse do të vijojë me këtë ritëm, s’përjashtohet zgjerimi i listës së skuadrave.



