Real Madridi, nuk e harron Nicolo Barrellan

Real Madridi, nuk e harron Nicolo Barrellan

 Duke qenë se po i afrohemi merkatos së verës, tek Real Madridi po punohet me shumë përkushtim për të qenë në lartësinë e duhur.

‘’ Galaktikët ‘’ në pak ditë do të zhvillojnë finalen e Champions Leagues kundër Borussia Dortmundit, ndeshje shumë e rëndësishme për të ardhmen.

Gjithsesi po vihen pikat mbi i edhe në lidhje me këtë periudhë dhe Carlo Ancelotti i është rikthyer një objektivi të vjetër.

Duhet theksuar se zgjedhja e parë e italianit është Florian Wirtz por nëse negociatat nuk do të rezultojnë të suksesshme, do të tentohet edhe njëherë Nicolo Barrella.

Megjithatë, sipas ‘ Bild ‘ ekziston mundësia që gjermani ti bashkohet ‘’ Galaktikëve ‘’ në verën e 2025-sës, bashkë me trainerin Xabi Alonso, ish mesfushor i Real Madridit.

Pavarësisht se Toni Kross mund të qëndrojë edhe për një sezon në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, 27 vjeçari konsiderohet një zëvëndësues ideal.

Sezoni i shkëlqyer i kryeqytetasve imponon transferimet cilësore gjatë merkatos së verës, ekip i cili është ndër më të suksesshmit e historisë së futbollit, i privilegjuar për faktin e të paturit në stol një trainer si Carlo Ancelotti.

Ndërkohë, ishi i Cagliarit është një element shumë i rëndësishëm në skemat e Simone Inzaghit, nën drejtimin e të cilit zikaltërit fituan Superkupën e Italisë dhe titullin e 20-të në Serinë A dhe falë besimit të dhënë, ky lojtar tashmë është pjesë e listës së ekipeve me emër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy