Wijnaldum afër Romës

Wijnaldum afër Romës

Transferimi i Nemanja Matic dhe Paulo Dybalas në ‘’ Olimpico ‘’  i ka bërë drejtuesit e Romës të shkelin gazin në drejtim të të tjera akordeve .

Georginio Wijnaldum është një tjetër preferencë e Jose Mourinhos pasi kërkon me çdo kusht të largohet nga Paris St Germain , aty ku nuk e ka gjetur komoditetin për vijimin e karrierës.

31 vjeçari përfiton 9 milionë euro tek ‘’ Les Pariziens ‘’  por ‘’ Vedhekuqtë ‘’ janë të gatshëm të paguajnë gjysmën e rrogës së ishi-t të Liverpoolit , fakt që sipas ‘ Corriere dello Sport ‘ e ndërlikon këtë operacion sepse francezët synojnë shitjen totale të kartonit të Georginio Wijnaldum.

Megjithatë arritjet e fituesve të Conference Leagues në merkato mund të rezultojnë bindëse për lojtarin nga Roterdam duke marrë parasysh edhe faktin e perfomancës tek Paris St Germain e cila ka lënë për të dëshiruar  edhe pse është rrethuar nga yje si përshembull Lionel Messi , Neymar apo Mbappe dhe Scudetto konsiderohet një destinacion interesant për të ardhmen .

Roma do ta fillojë sezonin e ri ndryshe  dhe ‘’ The Special One ‘’ po e shfrytëzon në maksimum potencialin e drejtuesve për të vijuar drejt akumulimit të titujve të cilat e kanë shëndërruar  trainerin nga Setubal në një ndër më të mirët në këtë profesion .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy