Formula 1/ Grand Prix i Holandës shtyhet në vitin 2021

Formula 1/ Grand Prix i Holandës shtyhet në vitin 2021

Grand Prix i Holandës në Kampinonatin Botëror të Formula 1 është shtyrë për vitin e ardhshëm për shkak të COVID-19.

Në një deklaratë në faqen e internetit të garës thuhet se si përfundim i bisedimeve mes Federatës Ndërkombëtare të Automjeteve (FIA) dhe administratës së Formula 1, Grand Prix i Holandës nuk mund të zhvillohet këtë vit.

Lidhur me garën e shtyrë më parë pa afat thuhet se është vendosur që gara të zhvillohet në vitin 2021.

Grand Prix i Holandës ishte përfshirë për herë të parë në kalendarin e Formula 1 që nga viti 1985 e deri më sot.

Për shkak të pandemisë në sezonin 2020, deri më tani janë shtyrë ose anuluar 10 faza të garës.

Pritet që sezoni i Formula 1 të fillojë më 5 korrik me garën në Austri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy