Hysaj humb ndeshjen me Bjellorusinë, futbollisti i Kombëtares pozitiv me COVID

Hysaj humb ndeshjen me Bjellorusinë, futbollisti i Kombëtares pozitiv me COVID

Futbollisti i Kombëtares Elseid Hysaj ka humbur ndeshjen e cila do të zhvillohet nesër në Air Albania kundër Bjellorusisë për shkak se ka rezultuar pozitiv në testet e COVID-it të bëra 24 orë para takimit, siç është edhe rregulli i UEFA-s. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ,”-shkruan FSHF.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy