Mesfushori Eduart Rroca ka mbyllur sezonin për shkak dëmtimi. Lojtari ka këputur muskulin e pulpës së majtë, çka do e mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.
Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Rroca do të mungojë për rreth 8 javë, që do të thotë se sezoni për të është i mbyllur tashmë.
Ky dëmtim vjen në një moment, kur mesfushori po shkëlqente me Istanbulspor, në Superligën turke.



