Juventus, gjen mbrojtës tek Stuttgarti

Juventus, gjen mbrojtës tek Stuttgarti

 Juventusi vijon të jetë një ndër ekipet më të përfshira në merkaton verore, kryesisht referuar Serisë A.

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ prej vitesh ka humbur terren në lidhje me titujt dhe nën drejtimin e Igor Tudor do të tentohet të ndryshohet historia.

Krerët e bardhezinjve besojnë tek potenciali i ish mesfushorit të tyre, i cili kësaj rradhe ka zgjedhur Stuttgartin si destinacion.

Mbrojtësi Jeff Chabot e ka bindur me paraqitjet e bëra në sezonin e shkuar dhe sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘, e shikon si një alternativë për ish rekordmenët e Serisë A.

27 vjeçari vlerësohet si i duhuri për torinezët, një ndër ekipet më të suksesshëm të Serisë A, shumë cilësor edhe në kompeticionet europiane ndër vite.

Referuar Jeff Chabot duhet theksuar se e ka eksperiencën mbi supe për të përfaqësuar një ekip elite, i cili e njeh shumë mirë Serinë A sepse në të shkuarën u aktivizua në rradhët e Sampdorias.

Natyrisht që Juventusit i duhen garanci në prapavijë, repart që ka patur ulje-ngritje të vazhdueshme në sezonin e shkuar dhe tashmë drejtuesit kanë filluar negociatat për ta arritur marrëveshjen. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy