Adrian Civici: Europiani po bëhet akoma më interesant, Anglia do vuajë me të mëdhatë

Adrian Civici: Europiani po bëhet akoma më interesant, Anglia do vuajë me të mëdhatë

Rektori i Universitetit “Mesdhetar”, Adrian Civici në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, u shpreh se është tifoz me Anglinë, por shton se e shqetëson problemi i sulmit te kjo kombëtare. Gjithashtu më tej Civici ka thënë se skuadra e Southgate ka një mbrojtje të mirë, por me skuadrat e mëdha do hasin probleme.

Unë jam tifoz me Anglinë që herët. Për ta bërë këtë Europian, në nivelet që ne e duam, duhet të kishim eliminatore nga shtatori. Ky Europian erdhi si në heshtje. Kjo bëri që ndeshjet e para të ishin si një epokë e re e futbollit. Tani po bëhet akoma më interesant ky Europian. Besoj se po bëhet se kampionatet e para. Ajo që të bën përshtypje në 270 minuta që ka luajtur, Anglia nuk ka një sulmues të mirëfilltë. Kane sot ishte fantazmë në fushë. I shkuan shumë pak krosime.

Sterling që deri tani ka qenë i kritikuar për egoizmin, ka shënuar dy gola. Nëse nuk janë 2-3 sulmues të mirë për të shënuar, do kenë probleme. Kanë një mbrojtje të mirë, këtë e pranojmë. Nga një Angli që e shikoje shumë të zgjatur, sot ishte një Angli që luante në bllok. Me mbrojtjen që ka është e vështirë për t’u mposhtur. Mbetet shqetësues fakti që në 3 ndeshje kanë shënuar vetëm dy gola. Është një Angli imponuese si skuadër me shumë emra, por mendoj se do ketë vështirësi të mëdha për të kaluar skuadra si Gjermania, Franca apo Portugalia. Mourinho tha për Southgate se e ka nxjerrë jashtë loje Kane-n, ndërsa tha se po të ishte ai do e bazonte lojën te Kane.”, u shpreh Civici.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy