Kukësi-Tirana, publikohen formacionet zyrtare

Kukësi-Tirana, publikohen formacionet zyrtare

Duke filluar nga ora 13:45, do të luhet ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 27-të në Abissnet Superiore.

Bardheblutë me qetësinë që iu fal kreun i renditjes, do të kërkojnë të marrin maksimumin e pikëve ditën e sotme, për t’u afruar edhe më shumë me titullin kampion.

Në krahun tjetër, verilindorët do të kërkojnë hakmarrjen për atë humbje 4-0 në fazën e kaluar na Tirana.

Pritet një sfidë e luftuar dhe spektakolare nga të dyja ekipet, që njihen për lojën e hapur që bëjnë.

Pak minuta para fillimit të sfidës, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare, me të cilat ekipet do të zbresin në fushë, ku bie në sy aktivizimi i portierit të tretë te Kukësi.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI – Çollari; Ndreca, Bytyçi, Pëllumbi, Lulaj, Gligorov; Sh. Taipi, De Lukas, Gj. Taipi; Bahtiri, Puntus.

TIRANA – Bekaj; Behiratche, Najdovski, Hoxhallari; Toshevski, Toli, Totre, Limaj, Ismajlgeci; De Silva, Seferi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy