Emiljano Musta është lojtari më i ri i Kukësit. Mbrojtësi u largua nga Partizani dhe menjëherë ka gjetur ekipin e ri.
29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në verën e 2023 me verilindorët, me trajnerin Longo që merr një përforcim të rëndësishëm në prapavijë.
Musta e njeh mirë kampionatin, pasi në të kaluarën ka luajtur me Partizanin, Laçin, Flamurtarin, Teutën, por edhe me Kukësin.



