
Më në fund e ardhmja e Antoine Griezmann është qartësuar .
Në orët e fundit Atletico Madridi dhe Barcelona kanë arritur marrëveshjen dhe sipas të përditshmes ‘ Relevo ‘ ‘’ Los Colchoneros ‘’ duhet të paguajnë 20 milionë euro plus 2 të tjera bonus nëse francezi do të arrijë objektivat nën drejtimin e Cholo Simeones, lojtar që momentalisht po aktivitohet vetëm 30 minuta gjatë sfidave .
Zgjidhja e kësaj situate konsiderohej e domosdoshme për faktin se jemi afër Botërorit të Katarit dhe normalisht 31 vjeçari duhet të mbërrije në evenimentin më të rëndësishëm të futbollit në lartësinë e duhur .
Franca konsiderohet rivali për tu mundur por me yjet në përbërje mbetet një kërcënim real për çdo kombëtare.
Kryeqytetasit gjithmonë e kanë patur asin nën mëngë për faktin se ishi i Real Sociedadit nuk kishte shumë hapësira tek katalanasit dhe kontrata deri në 2024-tën detyronte ‘’ Los Cules ‘’ të negocionin largimin e perlës së sulmit tek çdo ekip dhe të evitonin pagën e lartë të tij .
Megjithatë arritja e kësaj marrëveshje i shërben të gjithë aktorëve të përfshirë, sidomos protagonistit të historisë , një lojtar shumë cilësor, i cili gëzon mbështetjen absolute të Diego Simeones , trainer që e konsideron të domosdoshëm në repartin ofensiv.



