
Pavarësisht dy etapave të Alvaro Moratas tek Juventusi, drejtuesit e torinezëve ende nuk kanë mundur ta harrojnë spanjollin. ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të luftojë për përsëri për të marrë shërbimet e madrilenit gjatë merkatos se verës, i cili u aktivizua për italianët në periudhat 2014-2016 dhe 2020-2022. Ecuria tek Atletico Madridi nuk ka rezultuar në nivelin e pritur nga Diego Simeone dhe ish rekordmenët e Serisë A me nëntë tituj të fituar rradhazi do të tentojnë të përfitojnë për ta rikthyer përsëri në ‘’ Allianz Stadium ‘’. Megjithatë, për golashënuesin do të zhvillohet një sfidë e ashpër në Itali pasi edhe Milani , Interi dhe Roma e pretendojnë dhe parashikohet se Juventusi do të hasë vështirësi për arritjen e marrëveshjes me 30 vjeçarin. Në sezonin aktual ,Alvaro Morata po tregon se mbetet një element shumë i rrezikshëm në metrat e fundit me ‘’ Los Rojiblancos ‘’, skuadër me të cilën numëron 7 gola në 9 sfida dhe gjithashtu ka shfaqur një nivel për tu marrë në konsideratë edhe me kombëtaren e ‘’ La Furia Rojas ‘’, nën drejtimin e Luis de la Fuentes.



