Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë para zgjedhjeve lokale ka veendosur ndjekë ndeshjen e basketbollit mes Vllaznisë dhe Sigal Prishtinës. Në një prononcim për mediat përpara takimit, ai u shpreh se në këtë fushë, populli është përpara politikanëve.
“Padyshim që është kënaqësi të jem në Shkodër. Padyshim kjo që do shohim mes Vllaznisë së Shkodrës dhe Prishtinës së Sigalit, është më pak se ndeshje sepse jemi bashkë, më shumë se lojë sepse jemi bashkë. Besoj që tek fushë e bashkimit tonë, populli është përpara politikës, ndaj ne politikanët le ta ndjekim vullnetin e qytetarëve tanë”, tha Kurti.
I pyetur nga gazetarët nëse kishte një ndonjë koment lidhur me zgjedhjet që do të zhvillohen të dielën, Kurti ka thënë se nesër janë qytetarët kosovarë ata që do të flasim me votën e tyre, pa dhënë asnjë më shumë.
“Sot është ditë heshtje, nesër flasin qytetarët”, është shprehur Kurti.
Kurti shoqërohej nga Mimoza Kusari Lila, ndërsa e pranishme në këtë ndeshje ishte edhe ministrja e Arsimit dhe Sporteve Evis Kushi.



