
Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Torinos në transfertë. Ndonëse kuqezinjtë dominuan takimin, nuk arritën të gjenin të paktën një gol.
Kjo ndodhi edhe për shkak të portierit shqiptar të Torinos, Etrit Berisha, i cili bëri disa pritje të shkëlqyera, ku vlen të përmenden ato ndaj Calabria dhe Tonalit.
Milani mbetet në krye me 68 pikë, por nga ky barazim përfiton Interi, që në rast se fiton ndeshjen e prapambetur me Bologna, atëherë do të merrte kryesimin e renditjes, pasi momentalisht mban vendin e dytë me 66 pikë, por me një ndeshje me pak.



