Trajneri Nevil Dede, duke folur për lëvizjet e Tiranës në këtë merkato, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se afrimet e bardhebluve nuk dhanë sinjale të këqija në ndeshjen e parë.
Sipas Dedes, shitja e lojtarëve është një sukses për Tiranën, sepse mbush arkat e klubit.
Për Tiranën do thoja se duhen parë afrimet. Nuk dhanë sinjale të këqija në javën e parë. Në fund fare, në një kampionat si i joni, ku tregu është i ngushtë, tregu kryesor për tu furnizuar nga financat janë jashtë. 3 lojtarë të shitur jashtë, për mua është sukses të Tirana. Se si do zëvendësohen, kjo është për tu parë. Për mua Tirana është aty dhe një nga konkurrentet kryesorë.
Tirana duhet të kalonte një tur me lojtarët që kishte. Ky është dështimi sportiv. Megjithatë shitja e lojtarëve është sukses financiar. Për mendimin tim Tirana ka dalë me fitim, sepse ka fituar kampionatin dhe ka arkëtuar të ardhura.



