
Milani fitoi edicionin e dytë të trofeut “Berlusconi”. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 3-1 ndaj Monzës.
Ndeshje e bukur dhe me raste nga të dyja krahët, por në fund festoi Milani. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 11-të. Një gjuajtje e Saelemaekers, gjeti devijim në mbrojtje dhe u ndal në rrjetë.
Në minutën e 34-t, ishte Daniele Maldini, që shfrytëzoi një top në zonë dhe e ndali topin në rrjetë.
Pjesa e dytë foli vetëm për Milanin, që shënoi edhe dy herë të tjera, me Jovic në minutën e 47-të dhe një supergol i Reijnders në minutën 56-të.



