Tottenham Hotspuri, interes për Eric Garcian

Tottenham Hotspuri, interes për Eric Garcian

 Fundi sezonit mund të jetë finalizimi i eksperiencës së Eric Garcias me Barcelonën.

Spanjolli nuk ka mundur të jetë titullar në skemat e Hansi Flickut dhe ky fakt natyrisht e ka lënë disi në prapavijë.

Megjithatë, në orët e fundit për mbrojtësin është shfaqur një dritë në fund të tunelit dhe bëhet fjalë për interesin e Tottenham Hotspurit.

Traineri i londinezëve Ange Postecoglou synon të përforcojë me çdo kusht këtë repart gjatë merkatos së verës dhe tashmë për 24 vjeçarin janë hapur dyert e ‘’ White Hart Lanes ‘’.

Kontrata e ishi-t të Gironas skadon në 2026-tën dhe për drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme për shitjen e tij.

Mungesa e minutave ndoshta do të rezultojë një shtysë për tu larguar nga ‘’ Camp Nou ‘’, me shumë mundësi në një kampionat shumë cilësor si Premier League.

Mënyra se si e përdor topin, shtuar edhe adaptimin në disa pozicione të mbrojtjes mund t’ia lehtësojnë punën numrit një të stolit të ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ në vijimësi, gjithmonë nëse Eric Garcia do të vendosë të fillojë një eksperiencë të re në kampionatin anglez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy