Kukësi mposht Skënderbeun me 10 lojtarë, Shkurtaj protagonist me gol

Kukësi mposht Skënderbeun me 10 lojtarë, Shkurtaj protagonist me gol

Kukësi arrin një fitore me shumë vlera, duke mposhtur Skënderbeun minimalisht, ndonëse për shumicën e kohës luajti me një futbollist më pak. Ishte Vasil Shkurtaj, i cili në debutimin e tij pas rikthimit, shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i dhënë 3 pikët verilindorëve.

Ndeshja në “Loro Boriçi” nisi e qetë, me Kukësin që kishte zotërimin e topit dhe Skënderbeun që priste në mbrojtje, për të provuar me kundërsulm.

Në minutën e 35-të, ndodhi edhe episodi që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Sulmuesi i Skënderbeut, Mensah përfiton nga një top i kthyer gabimisht nga verilindorët dhe niset në drejtim të portës, aty portieri Tafas e ndal në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet me karton të kuq.

Në lojë futet Xhika, i cili merr vendin e Bytyçit dhe menjëherë është protagonist. Portieri i Kukësit, i ndihmuar edhe nga tranversa, pret një gjuajtje mjeshtërore të Marës nga goditja e dënimit.

Në minutën e 44-t, skuadra e Longos kishte mundësinë më të mirë për të shënuar, por gjuajtja e Gjelbrim Taipit brenda zonës, u ndal nga shtylla.

Pjesa e dytë nisi me Kukësin përsëri në sulm, ku Gjelbrim Taipi, vë në provë Rexhepin nga goditja e dënimit, por portieri i korçarëve reagon mirë dhe largon rrezikun.

Shkëndijën e parë në pjesën e dytë Skënderbeu e dha në minutën e 58-të, kur Mara pas një kundërsulmi, gjuan nga jashtë zone, por Xhika pret dhe i mohon golin korçarëve.

Në minutën e 69, ishte Mensah që mori një top të shkëlqyer në zonë nga Nikaj, por nuk e shfrytëzoi si duhej. Pikërisht Nikaj, 1 minutë më vonë, pa që gjuajtja e tij me kokë të ndalej nga Xhika.

Longo provon gjithçka për gjithçka në minutën e 76-të, duke nxjerrë nga fusha një mbrojtës si Dragoshi dhe hedh në fushë debutuesin Vasil Shkurtaj. Ky i fundit është menjëherë protagonist absolut, teksa pas 2 minutave në fushë, topin e parë që prek e ndal në fundin e rrjetës, duke i dhënë avantazhin verilindorëve, pas një asisti perfekt të Gjelbrim Taipit.

Heroi i Kukësit në fund ishte Xhika, i cili në minutën e 90-të, ndal topin e gjuajtur nga Nikaj, i cili që po i drejtohej fundit të rrjetës.

Me këtë fitore, Kukësi shkon në kuotën e 31 pikë, po aq sa Laçi i vendit të dytë dhe 3 pikë më pak se Tirana kryesuese, me të cilët përballen javën e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy