Real Madridi, interes për talentin e Bayern Munchenit

Real Madridi, interes për talentin e Bayern Munchenit

Sfidat ndërmjet gjigandëve të kontinentit të vjetër nuk kanë munguar as në këtë merkato dimërore.

Shumë talentë po impresionojnë me lojën e tyre, një ndër të cilët është edhe Adin Licina.

16 vjeçari është pjesë e Bayern Munchenit, për të cilin Real Madridi i ka trokitur në derë.

‘’ Galaktikët ‘’ parashikohet se do të kenë një sfidë jo të lehtë përpara për arsye të pretendentëve cilësorë, emri i të cilëve ende nuk është bërë me dije.

Sipas lajmeve të fundit, drejtuesit e kryeqytetasve mund të dërgojnë një ofertë në adresë të rekordmeneve të Bundesligës gjatë merkatos së verës, pasi flitet për një lojtar tejet cilësor, i cili premton shumë për të ardhmen.

Një ndër politikat e klubit madrilen është natyrisht transferimi i talentëve në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, fakt i cili është pasuar me fitimin e shumë titujve të rëndësishëm nga spanjollët në vitet e fundit.

Lojtari në fjalë numëron 16 sfida, 5 gola dhe 2 asiste në kategorinë e moshave, për të cilin pritet edhe reagimi i drejtuesve nga Mynihu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy