Shkupi dhe Renova shkëlqejnë, Shkëndija mposhtet me përmbysje

Shkupi dhe Renova shkëlqejnë, Shkëndija mposhtet me përmbysje

Shkupi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin maqedonas edhe pas javës së 10-të, teksa ditën e sotme kanë regjistruar fitoren e radhës. Bardheblutë mposhtën minimalisht Tikves në transferë, falë golit të shënuar nga Rwatubyaye në minutën e 30-të.

Fitore ka korrur edh Renova që mposhti 2-0 Pelisterin, ndërsa Struga u ndal në barazim 1-1 ndaj Borec. 

Shkëndija zhgënjeu ndaj Akademija Pandev, teksa u mposhtën me përmbysje. Kuqezinjtë nga Tetova kaluan të parët në avantazh me Doriev në minutën e 17-të, por Akademija Pandev përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, falë golave të Mirchevski në minutat 77 dhe 86.

Përsa i përket renditjes, pas javës së 10-të, kryeson Shkupi me 23 pikë, i ndjekur nga Renova me 21 pikë dhe Akademija Pandev e treta me 18 pikë.

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy