Al Nassr, superofertë për Rafael Leaon

Al Nassr, superofertë për Rafael Leaon

 Prej shumë sezonesh Rafael Leao ka rezultuar një ndër objektivat kryesorë të ekipeve të elitës në Europë.

 Portugezi vijon të jetë një referent tek Milani, për të cilin edhe Al Nassr ka shfaqur interes. 

Klubet e Arabisë Saudite tashmë janë një tendencë në futbollin modern, të cilët shquhen për ofertat e majme.

 Shumë lojtarë në vitet e fundit kanë lënë Europën për të provuar veten në një ligë më pak kompetitive por që bën diferencën në aspektin ekonomik. 

Për 26 vjeçarin presidenti Abdullah Al- Majid ka bërë gati çekun prej 100 milionë eurosh, i cili synon të formojë një trident luksi, me Cristiano Ronaldon dhe Joao Felix. 

Ishi i Lilles është në një moment kyç në karrierë dhe mund të bashkohet përsëri me ‘’ Cr 7 ‘’, idhull tashmë tek klubi arab. 

Megjithatë, gjatë eksperiencës në ‘’ San Siro ‘’ e cila tashmë shënon sezonin e shtatë të saj Rafael Leao ka treguar se e ka aftësinë për tu bërë pjesë e çdo klubi me emër por gjithçka do të varet nga vendimi që do të marrë në vijimësi. 

Nga një anë drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ do të mundohen të evitojnë largimin e golashënuesit nga Milano, por nga tjetra në njëfarë mënyre është i detyruar ta marrë në konsideratë ofertën bombastike nga numri një i presidencës së Al Nassr.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy