
Alvaro Morata ka barazuar shifrat në ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës, duke shënuar në minutën e 80-të. Sulmuesi spanjoll pas një asisti perfekt të marrë nga Dani Olmo i vetëm me Donnarumman nuk e kishte të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë, duke vendosur kështu baraspeshën në gjysmëfinale.
Vendoset baraspesha kështu në “Wembley”, pasi më parë kishte shënuar Chiesa për Italinë në minutën e 60-të.
Në rast se koha e rregullt mbyllet me këtë rezultat, atëherë skuadrat do të luajnë në shtesa.
Live: Italia-Spanjë 1-1
Chiesa 60’/ Morata 80’



