U hodh ditën e sotme shorti për Ligën e Kombeve të vitit të ardhshëm.
Në Ligën A, nuk mungojnë përballjet mes kombëtareve të mëdha, teksa ka edhe një që mund të quhet “grup ferri”. Bëhet fjalë për Grupin 3, aty ku bëjnë pjesë kombëtare të mëdha, si Gjermania, Anglia, Italia dhe Hungaria.
Interesante është edhe Grupi 2, pasi në të bëjnë pjesë Spanja, Portugalia, Zvicra dhe Republika Çeke. Disi me fat Franca, që ka rënë në Grupin 1, bashkë me Danimarkën, Kroacinë dhe Austrinë.
Në Grupin 4 bëjnë pjesë Belgjika, Holanda, Polonia dhe Uellsi.



