
Dihet botërisht se Argjentina konsiderohet një ndër pretendentet kryesore për të fituar Botërorin e Katarit .
‘’ Albicelestët ‘’ arritën të ndryshonin historinë me fitimin e Kupës së Amerikës dhe ‘’ Finalissiman ‘’ duke u shëndërruar automatikisht në një rival shumë të frikshëm.
Lionel Scaloni ka arritur atë që shumë trainerë nuk e bënë për vite me rradhë por dëmtimet e Paulo Dybalas , Lionel Messit dhe Angel Di Marias kanë vënë shumë gjëra në dyshim.
Ishi i Juventusit u detyrua të linte fushën në ndeshjen e fundit në të cilën Roma fitoi në ‘’ Olimpico ‘’ kundra Lecces dhe parashikohet se ‘’ La Joya ‘’ mund të qëndrojë deri në 2023-shin larg fushave pavarësisht se ditën e sotme pritet një rezultat më i detajuar i dëmtimit të pësuar.
Ndërsa ‘’ El Fideo ‘’ pësoi një tërheqje gjatë disfatës së Juventusit në Izrael , kurse Messi nuk u aktivizua kundër Benfikës duke i shtuar dyshimet për vijimësinë.
Duhet kujtuar se prej vitesh Lionel Messi dhe Angel Di Maria kanë formuar një dyshe perfekte tek dy herë kampionët e botës, të cilët i treguan aftësitë edhe në Kupën e Amerikës , trofe që i dha fund pritjes së gjatë të kësaj kombëtarje në lidhje me trofetë.
Pritet që gjithçka të ndryshojë në javët vijuese por duhet theksuar se lojtarët nga Rosario janë shumë të rëndësishëm në skemat e Lionel Scalonit, trainer që do të jetë pjesë e Argjentinës në një eveniment kaq të rëndësishëm , këtë herë i ulur në stol.



