
Koha kalon si pa e kuptuar dhe për Edinson Cavanin tanimë çdo moment është tejet i rëndësishëm .
Uruguajani është afër marrjes së një vendimi për vijimin e karrierës dhe për tu ritheksuar mbetet fakti se preferenca e ‘’ El Matador ‘’ lidhet me transferimin në La Liga.
Sipas Fabrizio Romanos , drejtuesit e Real Sociedadit janë në negociata e sipër me golashënuesin 35 vjeçar për të cilin mendojnë një ofertë joshëse .
Shitja e Alexander Isak i ka fuqizuar arkat e ‘’ Los Txuriurdines ‘’ me 70 milionë euro dhe i ka krijuar shansin spanjollëve për ti ofruar një pagë bindëse ishi-t të Napolit , Manchester United dhe Paris St Germain.
Për më tepër pjesëmarrja e vaskëve në Europa League konsiderohet një shtysë për të udhëtuar drejt San Sebastian .
Real Sociedad praktikisht e ka fituar garën me Valencian nëse i referohemi objektivave të shtatlartit nga Salto i cili nëse do të vendosë ti bashkohet ekipit të Imanol Alguacil do të ndeshet në grupet e kompeticionit të dytë europian për nga rëndësia kundër ish skuadrës së tij , Manchester United .
Ditët e mbetura i përshpejtojnë natyrisht aksionet e bardhebluve për të firmosur me gjigandin e sulmit i cili i ka dhënë prioritet të ardhmes në Europë sepse beson ende se me potencialin që e karakterizon mund të kontribojë tek një ekip cilësor.



