Opsionet për Kanten

Opsionet për Kanten

 E ardhmja e paqartë e N’Golo Kantes tek Chelsea i ka shërbyer Arsenalit dhe Tottenhamit, të cilat do të zhvillojnë një tjetër derbi londinez.

Francezi akoma nuk e ka rinovuar kontratën me kryeqytetasit dhe sipas ‘ Footmercato ‘ , ‘’ Topchinjtë ‘’ dhe ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ konsiderohen opsione shumë interesante për vijimësinë e 31 vjeçarit.

Antonio Conte sigurisht me të mbërritur në ‘’ White Hart Lane ‘’ e ka shëndërruar Tottenhamin në një rival të denjë në Premier League dhe Champions League , trainer që menjëherë e tregoi potencialin duke i kualifikuar për në kompeticionin më prestigjoz europian.

E kaluara tek Chelsea mendohet një avantazh për arsye se numri një i stolit i njeh me detaje cilësitë e N’Golo Kantes dhe nuk përjashtohet ribashkimi tek ‘’ The Whites ‘’.

Nga krahu tjetër, Mikel Arteta prej kohësh po kërkon një mesfushor cilësor dhe me eksperiencën e akumuluar ndër vite, ishi i Leicester City-t konsiderohet perfekt për këtë pozicion.

Sigurisht do të jetë një rivalitet shumë i ashpër deri në fund por aktualiteti favorizon paksa Tottenham Hotspurin për arsye të pjesëmarrjes në Champions League , kompeticion në të cilin N’Golo Kante ka një eksperiencë të gjatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy