
Largimi i Matheus Cunhas nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Atletico Madridit dhe duket se shumë shpejt e kanë gjetur elementin e duhur .
Borja Iglesias konsiderohet ideali për ofensivën e kryeqytetasve , shtuar edhe faktin se është një ndër lojtarët më në formë aktualisht në La Liga .
Sakrificat me Real Betisin janë vlerësuar nga Cholo Simeone dhe sipas ‘ Marcas ‘ , andaluzët dhe ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë filluar bisedimet për arritjen e kësaj marrëveshjeje.
Mënyra e lojës së 29 vjeçarit preferohet shumë nga traineri argjentinas , tek i cili spikasin shtatlartësia dhe aspekti fizik, komponentë që e kanë ndihmuar për ti vënë në vështirësi rivalët.
Në merkaton e 2019-tës , ‘’ Los Verdiblancos ‘’ shpenzuan 28 milionë euro duke e transferuar nga Espanyoli dhe me kalimin e kohës ia ka shpërblyer andaluzëve me efikasitetin në majën e sulmit.
Gjithsesi kryeqytetasit ende nuk e kanë potencialin për të bërë investime të majme gjatë merkatos dhe për tu fuqizuar duhet ti japin dritën jeshile largimeve, ndër të cilët do ti bënte punë ai i Joao Felix.
Pretendentët e portugezit janë disa dhe prej kohësh e ka deklaruar se po e mendon të ardhmen diku tjetër dhe nëse do të jetë kështu , Borja Iglesias mund të jetë zëvëndësuesi i luzitanit.



