Tre pretendentë për Cristiano Ronaldon

Tre pretendentë për Cristiano Ronaldon

Pavarësisht se ndeshja e djeshme kundër Brighton i riktheu buzëqeshjen Cristiano Ronaldos , në ‘’ Old Trafford ‘’ prej kohësh vijon të flitet për largimin e mundshëm në fundin e sezonit.

37 vjeçari ka treguar gjithmonë se ka akoma për ti dhënë futbollit dhe një vit pas transferimit në Manchester , mund ti vërë pikën kësaj eksperience dhe të hapë një tjetër dritare.

Pretendentët asnjëherë s’kanë munguar për ‘’ Cr7 “ dhe sipas ‘ The Sun ‘ , Paris St Germain , Roma dhe Bayern Munchen  synojnë ta bëjnë pjesë të tyre 5 herë fituesin e Topit të Artë .

Sulmuesi nga Madeira është një nga ato lojtarë që rrallë herë përsëriten në botën e futbollit dhe pavarësisht se ka arritur pothuajse gjithçka në karrierë , ende nuk ka të ngopur në kërkimin e suksesit.  

Skuadrat e interesuara kanë një lloj rëndësie në kompeticionet pjesëmarrëse dhe sigurisht ofrojnë terrenin për të akumuluar trofe por gjithçka do të varet nga ecuria e  ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ deri në fund të sezonit , ku pavarësisht titujve është e domosdoshme pjesëmarrja në Champions League , turneu i preferuar i Cristiano Ronaldos .

Në çdo ekip ku është aktivizuar , ishi i Sporting Lisbonës ka dominuar duke e treguar se është shumë kompetitiv në çdo stërvitje dhe ndeshje dhe futbolli e ka shpërblyer  për gjithçka i ka dhënë këtij sporti të mrekullueshëm .  

Edhe pse mosha bën të vetën , Cristiano Ronaldo duket me i uritur se kurrë dhe mbetet një kërcënim absolut për çdo kundërshtar për arsye se shfaqet atëherë kur se pret duke treguar se nuk njeh asnjë limit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy