Parisi vëzhgon  Thomas Soucek

Parisi vëzhgon Thomas Soucek

Paris St Germain e ka shtuar vrullin në lidhje me  ndërtimin e një skuadre kompetitive  për më tej  .  Objektivat e Mauricio Pochettinos nuk pushojnë  dhe këtë herë  sipas portalit  The Athletic synon  mesfushorin Tomas Soucek.  Lojtari nga Republika Ceke po tregon një nivel  të shkëlqyer  me  West Ham United që aktualisht është  një ndër konkurrentët më të fortë të Premier Leagues. Me rendimentin konstant i ka dhënë shumë variante trainerit  David Moyes dhe ka rezultuar efikas .  Vlera aktuale e kartonit të 26 vjecarit arrin  40 milionë eurot , shumë që  konsiderohet aspak problematike nga drejtuesit e kryeqytetasve .  

Gjithsesi në kampin e ‘’ Les Pariziens ‘’ ashtu siç dihet prioritetet tashmë janë të deklaruara  sepse  presidenti Nasser Al Khelaifi po lufton me çdo mjet  për rinovimet e  Neymar Junior dhe Kylian Mbappe  që do ti shërbëjnë kampionëve në fuqi të Ligue 1 për të mos e dëmtuar mbarëvjajtjen e deritanishme  ku vijojnë luftën edhe në Champions League dhe do të përballen në dy  gjysëmfinale me Manchester City-n. Ideja e Mauricio Pochettinos është vijimi i investimit të pandalur  për të pasuruar organikën dhe   Paris St Germain e ka treguar se nuk dorëzohet lehtë  . Fakti që nuk ka nevojë për koment është se nëse Paris St Germain do të arrijë ngritjen e  trofeut  do të ishte  qershia mbi tortë  dhe plotësimi  i një ëndërre që do ti krijonte shansin për të shkruajtur  emrin në librin e artë të fituesve .

Në lidhje me Thomas Soucek sezoni vijon të ketë një impakt  pozitiv sepse ka veshur fanellën e ‘’ The Hammers ‘’  në 36 ndeshje , ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 1 herë .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy