
UEFA ka zgjedhur arbitrin që do të vendosë drejtësi në finalen e Europianit.
Sfida mes Spanjës dhe Anglisë, do të gjykohet nga francezi François Letexier.
Në Europianin e këtij viti, ai ka drejtuar tre ndeshje: Kroaci-Shqipëri, Danimarkë-Serbi dhe Angli-Gjeorgji.

Arbitri 35-vjeçar, do të shoqërohet nga dy asistentët e tjerë franceze, Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa polaku Szymon Marciniak do të jetë gjyqtari i katërt.
Në VAR, do të jetë gjithashtu në arbitër nga Franca, Jérôme Brisard i ndihmuar nga Willy Delajod dhe italiani Massimiliano Irrati.



