
Pas fitores ndaj Hungarisë, Shqipëria ka nisur përgatitjet për një tjetër sfidë të rëndësishme siç është ajo ndaj Polonisë, e cila do të zhvillohet ditën e martë në “Air Albania”.
Kombëtarja kuqezi ka nisur përgatitjet për këtë sfidë, ku do të kërkohet me çdo kusht fitorja. Bëhet me dije se i gjithë grupi është i plotë me përjashtim të Bekim Balajt dhe Berat Gjimshitit të dëmtuar.
Mbrojtësi pësoi një frakturë në krah gjatë ndeshjes me Hungarinë dhe të hënën do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Përveç Balajt e Gjimshitit ndaj Polonisë do të mungojë edhe Endri Çekiçi i skualifikuar për shkak kartonësh.



