
Duke folur për oraret e ndeshjeve në Superiore, gazetari i sportit, Ylli Aga, u shpreh se nga sezoni i ardhshëm nuk duhet të lejohen në kampionat, klubet pa stadiume.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Aga u shpreh besimplotë se nga sezoni i ardhshëm në këtë drejtim skuadrat shqiptare do të jenë komode.
Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, nuk duhet të lejohen klube që nuk kanë stadiume të tyre. Ne duhet të jemi në pritje, për të parë se në cilin stadium do të luhen ndeshjen. Asnjë nga klubet nuk dëshiron që të jetë peng, deri 3 ditë para ndeshjes, se kur dhe ku do të luajnë. Besoj se nga viti i ardhshëm, në elementin e stadiumit do të jemi komodë.
Nuk kujtoj asnjë kampionat tjetër, të ketë një diferencë prej14 pikësh në krye të renditjes, kur janë edhe 27 pikë në lojë. Çështja e titullit është e mbyllur për Tiranën.



